Drejtori i Departamentit të Ujit dhe Gjenerimit në ndërmarrjen Ibër-Lepenc, Ernest Kerqeli, ka deklaruar se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potoku, më 29 nëntor 2024, ka shkaktuar dëme në vlerë prej mbi 376 mijë eurosh, ndërsa furnizimi me ujë për ujësjellësit ishte ndërprerë për tre deri në pesë ditë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, Kerqeli, i cili në këtë rast është edhe dëshmitar, ka thënë se pas njoftimit për shpërthimin, ekipet e ndërmarrjes kishin ndërmarrë masa për sanimin e dëmit dhe për të siguruar vazhdimin e rrjedhës së ujit drejt Termocentralit Kosova B.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





