Meghan Markle debuton si gjyqtare e ftuar në MasterChef Australia dhe refuzon titullin Dukeshë

Meghan Markle bëri debutimin e saj si gjyqtare e ftuar në “MasterChef Australia”, ku kërkoi të mos përdorej titulli “Dukeshë”, por të thirrej thjesht Meghan.

Gjatë hyrjes së saj në kuzhinën e spektaklit, moderatorja Poh Ling Yeow e pyeti: “Të quaj Dukeshë?”, ndërsa Meghan u përgjigj: “Oh, më thërritni Meghan.

Absolutisht, po”.


- Advertisement -

Dukesha e Sussex-it, 44 vjeçe, u shfaq në emision pas vizitës së saj në Australi me Princin Harry në prill, shkruan DailyMail.

Ajo foli me emocion për lidhjen e saj me vendin, duke kujtuar se gjatë vizitës së parë atje, tetë vite më parë, ajo dhe Harry njoftuan se prisnin fëmijën e tyre të parë, Archie.

Gjatë sfidës së gatimit, konkurrentët përgatitën pjata të frymëzuara nga përbërësit e zgjedhur prej Meghan, ndërsa ajo i këshilloi të gatuanin me zemër dhe të mos harronin të shijonin procesin.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -