Zbulohet aktori që do të interpretojë Panterën e Zezë në ‘Black Panther 3’

Marvel Studios ka zbuluar zyrtarisht aktorin që do të marrë rolin e ri të Panterës së Zezë, gati gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta të Chadwick Boseman.

Lajmi u bë i ditur gjatë eventit San Diego Comic-Con, ku regjisori Ryan Coogler dhe presidenti i Marvel Studios, Kevin Feige, prezantuan David Jonsson si protagonistin e ri të ‘Black Panther 3’.

Jonsson, 32 vjeç, do të interpretojë djalin e rritur të T’Challa, duke vazhduar kështu trashëgiminë e personazhit ikonë.


- Advertisement -

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 15 dhjetor 2028 dhe pritet të jetë një nga projektet më të mëdha të Marvel në vitet e ardhshme.

Gjatë prezantimit, publiku e priti me ovacione aktorin britanik, i cili u shfaq në skenë së bashku me Ryan Coogler, Kevin Feige, Letitia Wright dhe Winston Duke.

I emocionuar, Jonsson falënderoi ekipin dhe fansat për besimin, duke e cilësuar si një nder të madh faktin që i bashkohet familjes së Marvel.

Chadwick Boseman interpretoi për herë të parë T’Challa në vitin 2018, duke e kthyer personazhin në një fenomen global.

Aktori ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 43-vjeçare, pas një beteje private me kancerin e zorrës së trashë.

David Jonsson është bërë i njohur falë roleve në filmat ‘Alien: Romulus’ dhe ‘The Long Walk’, si edhe në serialin ‘Industry’.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -