Bebe Rexha dha një performancë të mahnitshme në edicionin e këtij viti të Tomorrowland, duke frymëzuar mijëra fansa të muzikës në një nga festivallet më të mëdha evropiane.
Artistja shqiptaro-amerikane u ngjit në skenën Freedom Stage, duke ekzekutuar disa prej këngëve më të njohura të saj dhe krijoi një atmosferë të nxehtë, duke fituar ovacione të mëdha nga audienca.
Para performancës, Bebe Rexha kërkonte këshilla nga bashkëpunëtori i saj David Guetta dhe për këtë ai i sugjeroi që seti i saj të jetë i ngarkuar me energji.
Performanca e saj përfshiu një kombinim tërheqës mes hitave të saj dhe klasikave elektronike, duke mbajtur ritmin e lartë gjatë gjithë shfaqjes.
Debutimi i saj në Tomorrowland u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet një moment i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të këngëtares.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





