278 persona kanë kërkuar që të ndjekin shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 16 shtator të këtij viti.
Gazetarja e Klan Kosovës tha se vetëm 67 persona prej tyre do të kenë mundësi për ta ndjekur një gjë të tillë.
Afati për aplikime është mbyllur dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës do të japin përgjigjet pozitive për 67 persona të zgjedhur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





