Xheneta Fetahu flet për rikthimin në Big Brother: Çfarë planifikon pas BBVK 3?

Xheneta Fetahu ka lënë të kuptohet se mund ta shohim sërish në një format të Big Brother, vetëm pak muaj pasi përfundoi rrugëtimin e saj në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale.

Finalistja e BBVK 3 ka qenë e ftuar në rubrikën ’25 pyetje’ të Prive by Liberta Spahiu, ku iu përgjigj shkurt disa pyetjeve rreth jetës personale dhe planeve të saj.

Kur u pyet nëse publiku mund ta shohë sërish në një format të Big Brother-it, Xheneta nuk e përjashtoi këtë mundësi. ‘Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh’, u shpreh ajo, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve.


- Advertisement -

Deklarata e saj ka nxitur spekulime se rikthimi mund të ndodhë shumë shpejt, sidomos duke pasur parasysh se edicionet e reja të Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania zakonisht nisin gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *