Komandanti i KFOR-it: Presim kontributin e Serbisë për sigurimin e llogaridhënies për sulmet në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë.

Ai për situatën në Banjskë të atij viti tha se përbënte sfidë serioze për KFOR-in, por NATO-ja qe përgjigjur menjëherë. ‘Ngjarjet në Banjskë në vitin 2023 ishin padyshim një sfidë serioze që kërkoi reagim të shpejtë dhe vendimtar,’ ka thënë Ulutash në Klan Kosova.

Ai shtoi se NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë. ‘Edhe pse KFOR-i është përballur me shumë sfida gjatë historisë së vet 27-vjeçare, ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të zbatuar plotësisht dhe paanshmërisht mandatin e tij të OKB-së, si dhe aftësinë për t’u përshtatur kur kërkohet nga zhvillimet relevante të sigurisë.


- Advertisement -

Prioriteti ynë është të sigurojmë se qëndrimi ynë ose prania jonë operative në terren të mbetet e përshtatshme për detyrën.

Kjo është ajo ku përqendrohem unë dhe ku do të mbetet i përqendruar çdo pjesëtar i KFOR-it nën mandatin tim, nën komandën time, çdo ditë pa ndërprerje,’ deklaroi komandanti i KFOR-it.

Ulutash tha se KFOR-i komunikon në baza të rregullta me Forcat e Armatosura të Serbisë, dhe presin mbështetje nga ta për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023 të kryera në Kosovë. ‘Së pari, dua të them se KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet.

Së shpejti do të jem në Beograd, përsëri, dhe do të takoj shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsilloviq.

Ky do të jetë takimi im i pestë me të gjatë këtij mandati.

Dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e zhvilluar me gjeneralin Mojsilloviq ndër vite.

Ai ka ndihmuar në shumë mënyra të ndryshme, duke forcuar transparencën, besimin e ndërsjellë, dhe duke kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal.’ ‘Së dyti, siç e ka bërë të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarët e tjerë të NATO-s, ne presim mbështetjen e Serbisë për të dhënë ose siguruar llogaridhënie për sulmet e paarsyetueshme të kryera në Kosovë në vitin 2023,’ u shpreh Ozkan Ulutash.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -