Edhe pse martesa e Callum Turner dhe Dua Lipës u konsiderua si një nga ngjarjet më të përfolura të showbizit këtë vit, babai i aktorit britanik, Laurence Coles, raportohet se nuk ishte i pranishëm në ceremoni.
Një burim pranë familjes tha për mediumin britanik se marrëdhënia mes Callum dhe babait të tij ka qenë e tensionuar për shumë vite.
Megjithatë, në dasmën madhështore të zhvilluar në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit XVIII në Sicili, morën pjesë gjysmëvëllai dhe gjysmëmotra e Callum, Louis dhe Clemmie.
Ceremonia mblodhi rreth 200 të ftuar, mes tyre emra të njohur të industrisë së muzikës dhe filmit, si Elton John dhe Charli XCX.
Callum ka folur me sinqeritet për fëmijërinë e tij, duke thënë se, megjithëse nuk pati pranë figurën tradicionale të një babai, ai u rrit i rrethuar nga shumë dashuri.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





