Zëvendëskryeministri Konjufca pritur lamtumirën e ambasadorit suedez në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik, si dhe për rolin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe bashkëpunimin në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.


- Advertisement -

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.

Në përfundim të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e ardhshme dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -