Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë veprimet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq.
Konjufca tha se këto veprime rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale, duke i cilësuar si të papranueshme. ‘Dënoj fuqishëm sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë sulmet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq.
Veprime të tilla rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale.
Ato janë të papranueshme dhe duhet të refuzohen fuqishëm.
Shpreh solidaritetin e palëkundur të Kosovës me homologun tim, ministrin e Jashtëm Faisal bin Farhan, si dhe mbështetjen tonë për përpjekjet drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Jemen dhe në rajonin më të gjerë’, ka shkruar kryediplomati kosovar në X.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





