Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje të plotë për aksionin e Qeverisë së Kosovës për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje dhe atyre të ngritura në prona shtetërore në zonën e Ujmanit.
Përmes një postimi, Sadiku theksoi se veprime të tilla janë të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat, sipas tij, përbëjnë pasuri strategjike të shtetit.
Ai po ashtu shprehu përkrahje edhe për Komunën e Prishtinës në aksionet për largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale. “Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman.
Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit.
Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.
Ligj dhe shtet.
Për çdo qytetar dhe për çdo etni, pa dallim”, ka shkruar Sadiku. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





