Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, u takua me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Ajeti e uroi Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit të tij.
Gjatë takimit, ata konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





