Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim për devijimin e përkohshëm të linjave të autobusëve të ‘Trafikut Urban’.
Devijimet janë për shkak të punimeve në segmentin e rrugës ‘Ilir Konushevci’, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’.
Në këtë situatë, linjat e prekura janë: 3, 3A, 3B, 3C, 6, 6A, 7B, 8, 11, 12, 13, 15, 16, 22, 23, 25, S22 dhe S25.
Devijimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e punimeve dhe rihapjen e segmentit të caktuar për qarkullim normal.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





