Gjesti dështon të paraqitet në gjykatë për akuzat e armëmbajtjes dhe kanosjes

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore në rastin ku këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, akuzohet për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Shkak u bë mungesa e të akuzuarit.

Mbrojtësi i Kelmendit, avokati Burim Azemi tha se përmes mesazhit, këngëtari e ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.


- Advertisement -

Prezent në seancë ishte edhe prokurori Malart Kuçi.

Gjykata konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës dëgjimore.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Kelmendin.

Akuzohet për kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Gjykata kishte caktuar paraburgim ndaj tij më 13 mars 2026.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *