Një koncert i Bad Bunny-t përfundoi në kaos për shkak të reshjeve me breshër me madhësinë e topave të golfit, duke lënë disa fansa me lëndime në kokë.
Koncerti, që po mbahej të shtunën në mbrëmje në hipodromin e hapur La Maura në Milano, u ndërpre për shkak të motit të keq, i cili ka goditur pjesë të mëdha të Evropës gjatë javëve të fundit.
Pamjet nga koncerti treguan shkallën e lëndimeve të pësuara nga disa prej afro 80 mijë fansave të pranishëm në koncertin e dytë dhe të fundit të Bad Bunny në Milano, në kuadër të turneut botëror Debí Tirar Más Fotos.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





