Dëmet pas stuhisë në Kosovë: Drejtuesit lokalë kërkojnë ndihmë urgjente nga Qeveria

Pas stuhisë së fuqishme që goditi disa komuna të Kosovës, drejtuesit lokalë kanë ngritur alarmin për dëmet e mëdha të shkaktuara në infrastrukturë, shkolla dhe bujqësi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga Qeveria për kompensimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se situata tashmë është stabilizuar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Sipas tij, komuna ka formuar tre komisione për vlerësimin e dëmeve në arsim, bujqësi dhe shëndetësi publike.


- Advertisement -

Muharremaj bëri të ditur se dëmet më të mëdha janë regjistruar në shkolla, ku vetëm në sektorin e arsimit llogariten rreth 300 mijë euro, ndërsa dëmet totale në komunë pritet të tejkalojnë 1 milion euro.

Ai shtoi se komuna nuk ka buxhet për kompensimin e dëmeve dhe se fermerët po përballen me humbje të mëdha, ndërsa shumë prej tyre nuk besojnë se dëmet do t’u kompensohen.

Edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, tha se komuna vazhdon të vuajë pasojat e reshjeve të vazhdueshme, duke kujtuar se dëme të mëdha kishte pësuar edhe nga përmbytjet e muajit janar.

Sipas tij, raporti për dëmet e mëhershme, në vlerë prej rreth 642 milionë euro, është miratuar në Kuvendin Komunal dhe i është dërguar Qeverisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.

Kastrati bëri të ditur se reshjet e fundit kanë dëmtuar shtatë shkolla, duke prekur fasadat, çatitë dhe pullazet, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në ura, rrjetin e kanalizimit, ujërat e zeza dhe në serrat e fermerëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *