Menaxhimi i Dëmeve nga Breshëri dhe Rikuperimi i Prodhave Bujqësore në Kosovë

Me kërkesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ekipet profesionale të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale për Bujqësi në Komunën e Istogut, kanë vazhduar punën në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor.

Vlerësimet janë të përqendruara në identifikimin e masave për ruajtjen dhe rikuperimin e kulturave shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara.

Rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.


- Advertisement -

Ministri ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për rikuperimin e prodhimit bujqësor dhe ndërmarrjen e masave parandaluese për qëndrueshmërinë e sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *