Kongresisti amerikan Joe Wilson kundërshton takimin e OSBE-së në Beograd

Kongresisti republikan amerikan dhe anëtar i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Joe Wilson, ka kundërshtuar mbajtjen e takimit vjetor të kësaj organizate në Beograd.

Në një reagim në rrjetin social, Wilsoni ka kritikuar deklaratat, siç i ka cilësuar ai, “të neveritshme dhe nxitëse” të një lideri të qeverisë serbe.

Beogradi është zgjedhur nikoqir i sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027.


- Advertisement -

Serbia kishte kërkuar fillimisht që ta priste këtë takim në vitin 2028, ndërsa më pas oferta e saj u ndryshua për vitin 2027.

Wilsoni është kongresmen republikan nga Karolina e Jugut dhe anëtar i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *