Kongresmeni republikan amerikan dhe anëtar i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Joe Wilson, ka kundërshtuar mbajtjen e takimit vjetor të kësaj organizate në Beograd.
Në një reagim në rrjetin social X, Wilson ka kritikuar deklaratat, siç i ka cilësuar ai, “të neveritshme dhe nxitëse” të një lideri të qeverisë serbe.
Beogradi është zgjedhur nikoqir i sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027.
Serbia kishte kërkuar fillimisht që ta priste këtë takim në vitin 2028, ndërsa më pas oferta e saj u ndryshua për vitin 2027.
Wilson është kongresmen republikan nga Karolina e Jugut dhe anëtar i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Ai ka shpërndarë edhe një foto të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





