Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani kritikon vonesën në caktimin e seancës së Kuvendit të Kosovës

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se të premten do ta caktojë datën e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar vonesën në caktimin e seancës, duke ngritur pyetje lidhur me arsyet e pritjes deri të premten, raporton Zeri.info.

Ai, po ashtu, ka akuzuar Haxhiun për rritje të jashtëligjshme të pagesave të tenderëve, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë çështje.


- Advertisement -

Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit.

Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *