Harry Styles ka anuluar koncertin e planifikuar në stadiumin MorumBIS në Sao Paulo të Brazilit, vetëm pak orë para nisjes së tij, për shkak të një problemi shëndetësor.
Lajmin e konfirmoi organizatori Live Nation Brasil, duke bërë të ditur se biletat do t’u rimbursohen të gjithë fansave, ndërsa koncerti i radhës në Brazil pritet të zhvillohet sipas planit.
Ky nuk është incidenti i parë gjatë turneut të tij ‘Together, Together’.
Muajin e kaluar, këngëtari 32-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në stadiumin Wembley të Londrës.
Ai qëndroi për disa sekonda i shtrirë duke u përpjekur të rimerrte frymën, para se të largohej nga skena.
Pavarësisht këtyre vështirësive, Styles ka vazhduar turneun e tij, derisa së fundmi emocionoi publikun në Londër duke falënderuar ish-anëtarët e ‘One Direction’: Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





