Gjesti paralajmëron një projekt të ri muzikor për këtë verë

Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri.

Ai publikoi një fotografi ku shfaqet duke pushuar, ndërsa në mbishkrim tregoi se muajin e fundit ia ka kushtuar relaksit. ‘Jeta ime që një muaj kështu ka qenë.

Më është dashur një pushim që ta lëshoj komplet n’ler.


- Advertisement -

E di që jeni tu e prit një bombë prej meje në këtë verë.

Po keni durim edhe pak se kam diçka për ju.

Besoj Besartit,’ ka shkruar Gjesti.

Fansat besojnë se këngëtari po paralajmëron publikimin e një kënge ose projekti të ri muzikor gjatë kësaj vere.

Megjithatë, Gjesti nuk ka zbuluar ende detaje rreth asaj që po përgatit, duke lënë gjithçka në kuadër të një surprize për ndjekësit.

Albumi i tij i ri ‘SiR’, i publikuar në maj, u pëlqeu shumë tek fansat.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *