Në vitin 2028 pritet të përmbyllet një nga proceset më të rëndësishme për sektorin e sigurisë në Kosovë.
Tranzicioni dhjetëvjeçar i Forcës në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake.
FSK-ja ka zgjeruar misionin, ka rritur numrin e pjesëtarëve, ka investuar në pajisje dhe trajnime, si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me vendet anëtare të NATO-s.
Pjesëmarrja në misione ndërkombëtare siç është ai në Gazë dhe ngritja e kapaciteteve operacionale konsiderohen ndër arritjet kryesore të këtij transformimi.
Megjithatë, rruga drejt NATO-s nuk varet vetëm nga kapacitetet e FSK-së, por edhe nga vendimet politike të vendeve anëtare.
Kosova duhet të sigurojë miratimin unanim të tyre, ndërsa sfidë mbetet fakti se disa shtete të Aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e vendit.
Viti 2028 shënon edhe përfundimin e transformimit të FSK-së dhe hapjen e një etape të re drejt integrimit euroatlantik.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





