Kryenegociatori i Kosovës takon Shefen e UNICEF-it për të diskutuar përzhvillimin e fëmijëve

Kryenegociatori i Kosovës për Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka takuar Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, për të biseduar për zbatimin e Agjendës së Reformave, veçanërisht në fushën e zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe avancimit në edukimin e fëmijëve të vegjël.

Diskutimet u fokusuan në kontributin e UNICEF-it në sigurimin e cilësisë së edukimit dhe promovimin e qasjes së barabartë.

Zulfaj shprehu mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga UNICEF-i në zbatimin e reformave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve.


- Advertisement -

Palët diskutuan edhe për bashkëpunimin në projekte për mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenien e fëmijëve, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe partnerët e tjerë në favor të fëmijëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *