Aktorja nga ‘Godzilla vs. Kong’ vdes në aksident me makinë në Maryland

Aktorja amerikane Kaylee Hottle, e njohur për rolin e saj si Jija në filmat ‘Godzilla vs.

Kong’ dhe ‘Godzilla x Kong: The New Empire’, vdiq në një aksident me makinë në Maryland.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua për TMZ nga babai i saj, Joshua Hottle, i cili tha se vajza e tij vdiq në një aksident me makinë herët të martën.


- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se iu desh të udhëtonte nga Teksasi për të marrë trupin e saj.

Sipas tij, Kaylee ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe autoritetet e informuan menjëherë pas informacionit të parë se zemra e saj kishte ndaluar rrugës për në spital.

Detajet e rrethanave të aksidentit nuk janë bërë të ditura.

Kaylee Hottle ka lindur në Atlanta dhe u shfaq për herë të parë para kamerës në moshën nëntëvjeçare, në reklama.

Ajo fitoi njohje më të gjerë në vitin 2021 në filmin ‘Godzilla vs.

Kong’, ku luajti Jija-n, një vajzë adoleshente që komunikon me King Kong në gjuhën e shenjave dhe jeton në Skull Island me personazhin e Dr.

Ilena Andrews, të luajtur nga Rebecca Hall.

Ajo e përsëriti të njëjtin rol në filmin ‘Godzilla x Kong: The New Empire’ të vitit 2024.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *