Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili, në një takim lamtumirës.
Kurti shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ai theksoi se Turqia ka qenë një partner dhe aleat i rëndësishëm për Kosovën në fushën ushtarake, të mbrojtjes dhe ekonomisë.
Kurti i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e reja dhe e siguroi atë se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





