Ish-oficeri i Forcave Ajrore të Italisë shpallet zyrtarisht si viktimë e detyrës për kancerin e tij pas shërbimit në Kosovë

Një ish-oficer i Forcave Ajrore të Italisë është shpallur zyrtarisht “Viktimë e detyrës”, pasi gjykata italiane ka vlerësuar se kanceri nga i cili u prek lidhet me shërbimin e tij gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë.

Gjykata e Velletrit ka konstatuar se karcinoma në stomak e Nunzio Santuccit, ish-nënkolonel 75-vjeçar i Aeronautikës Italiane, është pasojë e kushteve të veçanta mjedisore dhe operative me të cilat ai u përball gjatë misioneve në Ballkan.

Santucci shërbeu për më shumë se 30 vjet në Forcat Ajrore Italiane dhe gjatë misionit në Kosovë ishte komandant i Grupit të Mbrojtjes në aeroportin e Gjakovës.


- Advertisement -

Ai u diagnostikua me kancer në stomak në vitin 2013 dhe gjykata i njohu statusin “Viktimë e detyrës” me invaliditet prej 65 për qind.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *