Emri i Will Smith është përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore mes bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, dhe ish-mikut të tyre Bilaal Salaam, i njohur edhe si Brother Bilaal.
Salaam kërkon që aktori i njohur të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Jada Pinkett Smith, të cilën e akuzon se ka organizuar një fushatë shpifjesh ndaj tij pas një incidenti të ndodhur në festën e ditëlindjes së 53-të të Will Smith në vitin 2021.
Salaam po kërkon 3 milionë dollarë dëmshpërblim nga Jada Pinkett Smith, duke e akuzuar për shkaktim të qëllimshëm të dëmit emocional.
Ai pretendon se gjatë festës së ditëlindjes së aktorit, ajo dhe bashkëpunëtorët e saj e kanë kërcënuar.
Në padi thuhet gjithashtu se ndaj tij u zhvillua një ‘fushatë hakmarrëse’, pasi ai kishte refuzuar ta ndihmonte Jada Pinkett Smith në menaxhimin e krizës pas incidentit të famshëm në ceremoninë e Oscars 2022, kur Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





