Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka publikuar dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur i mbijetoi Masakrës së Hallaqit të Vogël. 11-vjeçarja kujton momentet tragjike kur forcat serbe vranë babanë dhe dhjetëra banorë të fshatit.
Dëshmia e saj përfaqëson kujtesën e vuajtjeve të mijëra civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.
Ruajtja e dëshmive ndihmon në dokumentimin e krimeve dhe afron drejtësinë për viktimat e luftës.
Videoja është publikuar me pëlqimin e Nazlije Selim Selimit dhe është pjesë e arkivit të Institutit të Krimeve të Kryera në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





