Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, për të cilën komunat vlerësojnë se cenon autonominë lokale dhe centralizon kompetencat e pushtetit lokal.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në emër të kryetarëve të komunave, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për trajtimin e saj.
Kryetarët e komunave kanë vlerësuar dhe vlerësojnë që centralizimi i pushtetit është në mos harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe ligjeve aktuale të cilat merren me zhvillimin e procedurave të rekrutimit.
Asociacioni i Komunave të Kosovës më 28 maj 2026 i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





