Artisti Lonely ka publikuar këngën e tij të re ‘Bebe’ në platformën YouTube, menjëherë pasi nënshkroi kontratë me labelin VVS.
Kjo shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore. ‘Bebe’ është një projekt i realizuar plotësisht nga artisti, i cili ka shkruar tekstin dhe prodhuar beat-in.
Videoklipi është krijuar nga Sibo Graphic, duke i dhënë projektit një identitet modern dhe të veçantë.
Me stilin e tij muzikor të veçantë dhe paraqitjen unike me maskë, Lonely vazhdon të tërheqë vëmendjen.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





