Në përvjetorin e pestë të aksidentit tragjik në Kroaci, në Slavonski Brod do të vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave kosovare që humbën jetën.
Ceremonia do të mbahet më 23 korrik të këtij viti, duke filluar nga ora 10:30.
Pllaka përkujtimore do të vendoset si shenjë respekti dhe kujtese për viktimat e aksidentit të 25 korrikut 2021.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës, ndërsa mbi 30 persona të tjerë u lënduan.
Autobusi transportonte rreth 60 udhëtarë.
Për rastin ishte arrestuar shoferi i kompanisë ‘Deva Tours’, i cili kishte deklaruar para autoriteteve kroate se në momentin e aksidentit e kishte zënë gjumi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





