Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka filluar një hetim për veprën penale ‘Rrezikimi i sigurisë së aviacionit civil’ pas raportimeve për incidentin me rreze laserike ndaj një mjeti fluturues.
Policia e Kosovës dhe njësitë përkatëse janë duke mbledhur provat e nevojshme.
Autoritetet po hetojnë për identifikimin e përgjegjësve pas raportimeve se disa aeroplanë u rrezikuan nga rreze laserike në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




