Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati është deklaruar për media, lidhur me mbledhjen e sotme të partisë.
Përgjegjësia për formimin e institucioneve dhe zgjidhjen e ngërçit është te partia që mori më së shumti vota në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ferati tha se në LDK nuk ka humbës dhe fitues, sakaq nuk ka asnjë figurë që mund të dalë mbi fuqinë e vullnetit të LDK-së.
Ai po punon drejt gjetjes së zgjidhjes për situatën aktuale.
LDK po merret me çështje procedurale dhe organizative për mbajtjen e Kuvendit.
Ferati i cilësoi spekulimet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje si propagandë.
Kuvendi i thirrur nuk është Kuvend zgjedhor, por një proces votëbesimi sipas kërkesës së nënshkruesve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





