Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e Zejnulla Gashit në detyrën e kryeprokurorit të Shtetit, pas një periudhe disavjeçare pa një drejtues të emëruar në këtë pozitë.
Në reagimin e saj, Ambasada i ka uruar Gashit suksese në zbatimin e reformave të nevojshme për të siguruar që sistemi prokurorial i Kosovës të funksionojë si një institucion i pavarur, transparent dhe llogaridhënës.
Po ashtu, kjo ambasadë ka theksuar që Prokuroria e Shtetit të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë efektive dhe efikase, duke forcuar sundimin e ligjit dhe duke kontribuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në dobi të të gjithë qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





