Gjërat më të bukura ndodhin kur i ndan me të tjerët, e sidomos kur njerëz që nuk i njeh arrijnë të ndajnë me ty përvoja, histori dhe momente të vogla që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi.
Pikërisht kështu ishte edhe dita e sotme në Anibar, e mbushur me takime mes regjisorëve, animatorëve edhe filmdashësve.
Disa nga regjisorët, filmat e të cilëve u shfaqën mbrëmjen e djeshme, iu bashkuan bisedës për të ndarë procesin krijues pas veprave të tyre.
Në vazhdën e aktiviteteve të ditës, paneli “Kultura nën punime: Ndërtimi i një ekosistemi kulturor më të drejtë”, solli një diskutim ndryshe në kuadër të festivalit.
Ejani dhe përjetoni nga afër atmosferën, energjinë dhe komunitetin që e bëjnë Anibarin një përvojë të veçantë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





