Producenti muzikor, Benny Blanco, ka treguar se ai dhe Selena Gomez e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për rreth tetë deri në nëntë muaj, përpara se ta bënin publike.
Në një intervistë për El Pais, Blanco zbuloi se, para se të konfirmonin romancën, Selena e pyeti nëse ishte i sigurt që donte ta bënte publike marrëdhënien e tyre.
Ajo madje i kishte thënë se do ta kuptonte nëse ai preferonte të mbeteshin vetëm miq. “Ne kemi pasur fatin që kemi njerëz pranë nesh, miq dhe familjarë që i njihnim shumë përpara gjithë kësaj fame”, tha Blanco.
Sipas tij, vendimi për ta mbajtur lidhjen larg syrit të publikut lidhej edhe me famën e madhe të Gomez. Çifti u martua më 27 shtator 2025, gati dy vjet pasi e zyrtarizuan lidhjen.
Blanco pranoi gjithashtu se nuk ndihet rehat me ekspozimin në rrjetet sociale. “Nuk më pëlqen ta ndaj jetën time private.
Njerëzit e famshëm janë vazhdimisht nën vëzhgim çfarëdo që të thuash, gjithmonë do të kritikohet”, u shpreh ai.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





