Gazeta e njohur britanike, The Guardian, ka publikuar një artikull për reagimin e Dua Lipas ndaj protestave kundër resortit turistik të mbështetur nga investitorë të lidhur me familjen Trump në Shqipëri.
Këngëtarja e ka vlerësuar lëvizjen qytetare si frymëzuese dhe ka theksuar rëndësinë e transparencës dhe mbrojtjes së mjedisit.
Projektin me vlerë 1.6 miliardë euro e mbështesin investitorë të udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
Reagimi i Dua Lipas është mirëpritur nga organizatat mjedisore dhe aktivistët në Shqipëri.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




