Hilary Duff ka zbuluar më në fund se cila është procedura estetike që pëlqen më shumë për të ruajtur pamjen e saj rinore. ‘I bëj të gjitha,’ tha 38-vjeçarja në një intervistë. ‘Më pëlqen Botox-i.
Jam e fiksuar pas microneedling-ut dhe trajtimeve të fytyrës me spermë salmoni.
Kjo funksionon shumë mirë.
Madje po e bind edhe bashkëshortin tim ta provojë.
Edhe ai është bërë i fiksuar pas këtij trajtimi.
I pëlqen shumë.’ Ish-ylli i Disney Channel u tregua se si arrin të përgatitet shpejt si nënë e pesë fëmijëve.
Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma janë prindër të tre vajzave dhe një djali.
Ata kanë bashkëpunuar edhe në karrierën muzikore të Duff.
Hilary dhe Matthew Koma filluan lidhjen e tyre në vitin 2017 dhe janë martuar prej gjashtë vitesh.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





