Partia Demokratike sot kërkoi shpalljen ‘non grata’ të ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, për deklaratën e saj lidhur me ngjarjet në Kosovë gjatë vitit 1998.
Zëdhënësja e Partisë, Floriana Garo, e cilësoi deklaratën e Paunoviç si ‘ultraraciste dhe antishqiptare’, duke e vlerësuar si justifikim të spastrimit etnik dhe krimeve gjatë luftës në Kosovë.
Partia Demokratike dënon deklaratën si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut. ‘Shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë qëndrimet që ajo meriton,’ tha Partia Demokratike.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





