Nis zëvendësimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Drejtori i Shërbimeve Tekniko-Administrative në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Fisnik Dobra, thotë se ka filluar zëvendësimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë për modernizimin e infrastrukturës dhe furnizimin me inventar medicinal.

Projekti është pjesë e një kontrate të lidhur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit në qershor.

Plani përfshin 51 artikuj për furnizim me inventar të ri.


- Advertisement -

Në ditët në vijim pritet të bëhen planifikimet për nevojat e tjera me inventar të ri.

Deri tani janë zëvendësuar shtatë shtretër, ndërsa pritet të ndërrohet edhe një tjetër.

Renovimet e disa nyjeve sanitare në një pjesë të repartit kanë përfunduar, ndërsa së shpejti do të nisë edhe rinovimi i pjesës tjetër.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *