Zëdhënësja e BE-së: Nuk ka vend për retorikë që mbështet spastrimin etnik në Evropë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hiper, deklaroi sot se nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon dhe mbështet spastrimin etnik, duke komentuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq se nëse do të ishte në vendin e ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë në vitin 1999.

Kjo deklaratë është në kundërshtim me detyrimet që Serbia ka pranuar në kuadër të dialogut nën mbikqyrjen e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Pritet që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në besimin e ndërsjellë dhe stabilitetin rajonal.


- Advertisement -

Nuk ka vend në Evropë për mohimin e krimeve, për mohimin e gjenocidit apo për glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Po punohet për t’u bërë homazh viktimave, identifikimin e të zhdukurve dhe për të promovuar bashkëjetesën paqësore.

Ministrja serbe nuk ka hequr dorë nga deklarimi i saj për spastrimin e Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *