Ministri Hoti diskuton me Avokatin e Popullit për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z.

Andin Hoti, e priti sot në takim Avokatin e Popullit, z.

Naim Qelaj, me të cilin diskutoi për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimin e Ministrisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.


- Advertisement -

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje lidhur me çështjet që Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë, e që bien në kompetencat e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ministri Hoti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e sundimit të ligjit, llogaridhënies institucionale dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, thotë njoftimi.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *