Parlamenti Evropian thekson se përparimi i Serbisë në BE varet nga reforma demokratike

Parlamenti Evropian ka përsëritur se përparimi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga zbatimi i reformave demokratike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social X, institucioni theksoi se Serbia duhet të tregojë një angazhim real ndaj vlerave evropiane, duke nënvizuar se avancimi në procesin e integrimit është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe respektimit të standardeve demokratike.

Gjithashtu, u ritheksua se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën mbetet një kusht kyç në rrugën e anëtarësimit. ‘Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.


- Advertisement -

Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe standardeve më të forta demokratike.

Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën’, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian.

Në deklaratë kërkohet gjithashtu organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sipas Parlamentit Evropian janë të nevojshme për tejkalimin e krizës politike në Serbi. ‘Zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të nevojshme për të zgjidhur krizën politike’, ka theksuar PE-ja.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *