Aktorja Antoinette Bower e njohur për rolet në ‘Star Trek’ dhe ‘The Twilight Zone’ ndërron jetë në moshën 93-vjeçare

Aktroja Antoinette Bower, e njohur për rolet e saj në serialet kult ‘Star Trek’ dhe ‘The Twilight Zone’, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi mikja e saj, Carlotta Glackin.

Bower ndërroi jetë më 30 prill në një qendër për të moshuar në Eagle Rock, Los Angeles.


- Advertisement -

Në një karrierë që zgjati rreth katër dekada, Bower interpretoi në mbi 100 role në televizion dhe kinema.

Ajo u bë veçanërisht e njohur për rolin e Sylvias në episodin ‘Catspaw’ të ‘Star Trek’ dhe për rolin e Eve Norda në ‘The Twilight Zone’.

Aktorja shfaqej edhe në filma si ‘Superbeast’, ‘Prom Night’ dhe ‘The Evil That Men Do’.

E lindur më 30 shtator 1932 në Gjermani, Bower u transferua në Kanada dhe më pas u bë pjesë e Hollywood-it.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *