Kushtrimi Kelani ishte i ftuari i radhës në rubrikën “25 pyetje” të Prive by Liberta Spahiu, i cili tërhoqi vëmendje edhe me deklaratat për raportin e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova 4, Elijonën.
I pyetur se pse marrëdhënia e tyre u ftoh pas përfundimit të spektaklit, ndonëse brenda shtëpisë gëzonin një miqësi të ngushtë, Kushtrimi tha se nga ana e tij nuk ka pasur asnjëherë pakënaqësi apo hatërmbetje. “Prej anës time nuk ka pasur asnjëherë asnjë farë pakënaqësie.
Këtë munden me e ditë edhe njerëzit, po edhe vetë Elijona”, u shpreh ai.
Kushtrimi zbuloi se kishte mësuar nga persona të tjerë se Elijona e kishte hequr nga rrjetet sociale, pa marrë asnjë shpjegim për këtë veprim.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





