Sofia Vergara ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi me bikini nga pushimet në Itali, ku po feston ditëlindjen në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të afërt.
Ylli i serialit Modern Family pozoi mbi një varkë pranë bregdetit italian, e veshur me bikini të kuqe, duke vënë në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Me flokët e lëshuara në valë dhe një grim natyral, aktorja mori komplimente të shumta nga fansat, shkruan DailyMail.
Krahas fotografisë, Vergara falënderoi ndjekësit për urimet që mori në ditëlindje. ‘Shumë e lumtur për gjithë dashurinë tuaj dje!
Ishte ditëlindja më e mirë ndonjëherë!
Dhe faleminderit Itali për të gjitha 300 tortat e mia! 54 është një numër i mirë!’, shkroi ajo.
Aktorja ka folur edhe më herët për stilin e saj të jetesës, duke treguar se përpiqet të ruajë ekuilibrin mes ushtrimeve fizike dhe ushqimit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





