Elijona shfaqet në bikini në pushimet verore me Klodin: Shikoni fotot e fundjavës

Elijona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografish nga pushimet verore, ku shfaqet duke shijuar ditët pranë detit dhe duke reflektuar atmosferën relaksuese të sezonit.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo pozon me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj dhe formën e mirë fizike.

E kuruar në çdo detaj, Elijona duket në super formë, ndërsa sfondi me palmë, det dhe perëndim dielli i jep fotografive një atmosferë tropikale.


- Advertisement -

Mes imazheve bie në sy edhe një selfie në det, ku ajo shfaqet pranë Klodit.

Dyshja pozon e buzëqeshur, duke ndarë një moment të ëmbël gjatë pushimeve.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Elijona dhe Klodi zbuluan publikisht se janë në një lidhje, duke konfirmuar lajmin që prej kohësh përflitej.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *