Pawsa Dhuron Performancë Spektakolare në Festivalin Havenpark në Amsterdam

Producenti dhe DJ i njohur britanik Pawsa ka dhuruar një performancë spektakolare në festivalin Havenpark në Amsterdam, ku rreth 20 mijë adhurues të muzikës elektronike u mblodhën për të shijuar setin e tij.

Artisti i njohur i muzikës house krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme me ritmet e tij karakteristike, duke sjellë një performancë që u prit me entuziazëm të madh nga publiku.

Me stilin e tij unik dhe përzierjen e tingujve modernë të house-it, Pawsa është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar të skenës elektronike ndërkombëtare.


- Advertisement -

Pawsa do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival në Kosovë, duke performuar para mijëra fansave nga vendi dhe rajoni.

Sunny Hill Festival do të mbahet nga data 31 korrik deri më 2 gusht, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Kosovë.

Biletat për festivalin janë në shitje përmes faqes zyrtare të festivalit sunnyhillfestival.com.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *