Pishina e Gërmisë do të rihapet sot, pasi analizat e kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë konfirmuar se uji është i pastër.
Më 7 korrik, kompania publike komunale e Kryeqytetit, NPL ‘Sport Marketing’, kishte njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKSHPK.
Të premten, ndërmarrja bëri të ditur se rezultatet e analizave tashmë janë kthyer dhe se cilësia e ujit ka rezultuar brenda standardeve. ‘Ashtu siç edhe kemi pritur, uji në pishinën e Gërmisë i pastër si loti,’ u tha në njoftimin e ndërmarrjes.
NPL ‘Sport Marketing’ ka falënderuar IKSHPK-në për përfundimin e analizave, duke vlerësuar institutin për nxjerrjen e rezultateve ‘në kohë rekorde’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





